Cristiano Ronaldo “i përjetshëm”, shënon tregolësh dhe i jep fitoren Manchester United

12/03/2022 20:33

Cristiano Ronaldo është thjesht një “hyjni” i futbollit.

Cr7 hyri në historinë me tregolëshin e shënuar ndaj Tottenham Hotspur, që u mjaftoi “Djajve të Kuq” të fitonim 3-2 në “Old Trafford”, për t’u ngjitur të paktën përkohësisht në vendin e katërt në Premier League. Portugezi bëhet futbollisti i dytë më i vjetër në Premier League, pas Teddy Sherigham, që arrin të realizojë tre gola në elitën e futbollit francez.

Të parin portugezi e realizoi në minutën e 12-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, e pakapshme për Hugo Lloris. Tottenhami ia doli të barazonte në minutën e 35-të me Harry Kane, që shndërroi në gol një 11-metësh, por vetëm tri minuta më vonë CR7 gjeti sërish rrjetën, pas pasimit të Sanchos.

Në minutën e 72-të, Harry Maguire në mënyrë të pavullnetshme e dërgoi topin në portën e tij, me rezultatin që kthehet për herë të dytë në ekuilibër, por Ronaldo nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Në zhvillimet e një këndoreje, portugezi kërceu me kokë mbi të tjerët, duke shënuar një gol fantastik me kokë, i 807-ti në karrierë, si askush në parë në historinë e futbollit. Rangnkick, pas golit të tretë, e uli menjëherë në stol, duke hedhur në fushë Lindelof për të mbrojtur rezultatin. Përfundoi 3-2 sfida në “Old Trafford”, ku Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më magjike të karrierës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA