Protesta në Korçë, 7 persona shoqërohen në polici
11/03/2022 18:33
Teksa në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimeve, në Korçë policia po kryen shoqërime të personave që morën pjesë në protestë mesditën e sotme.
Policia ka shoqëruar 7 persona për shkak të bllokimit të rrugëve në qytet gjatë protestës të orës 13:00 ku qindra qytetarë korçarë kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Vijojnë ende shoqërimet dhe pritet që të rritet numri.
Top Channel