Ekonomisti dhe aktivisti Pano Soko komentoi për “Top Talk” rritjen e cmimeve dhe abuzimet që po kryhen nga disa subjekte tregtare.

Ai e konsideroi këtë gjë si një abuzim në kohë paniku dhe se Autoriteti i Konkurrencës duhet të vihet në lëvizje dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur deri në këto momente.

Tre ditët e fundit, në vendin tonë kanë shpërthyer protestat nga qytetarët që kërkojnë uljen e çmimeve dhe miratimin e paketave për familjet që preken më shumë nga kjo krizë.

Pano Soko foli me tone ironizuese duke thënë se kryeministri ‘doli me një fjalim sqarues, aspak sqarues’ duke iu referuar daljeve publike të Ramës pasditen e djeshme dhe paraditen e sotme.

“Kur del kryeministri, se edhe për etikë politike, pasi  në çdo vend të botës del për të treguar sa lekë do fusë për ndihmë. Ky del sikur është drejtor lajmesh. Nuk e paguajmë për drejtor lajmesh”, tha Soko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA