Kim Jong-un në stil të plotë ‘Top Gun’ për vizitën në impjantin e raketave (fotot)

11/03/2022 17:06

Lideri i Koresë së Veriut duket se nuk kishte asnjë ndryshim me Tom Cruise teksa vizitonte një impjant ushtarak i veshur me syze dhe xhaketë lëkure, shkruanin me ironi mediat perëndimore.

Xhaketa e shkëlqyer e Kim Jong-un dhe syzet e diellit në stil ‘aviator’ të ngjashëm me filmin e njohur të aksionit ‘Top Gun’ ishin stili i zgjedhur prej tij për të inspektuar impjantin e lëshimeve satelitore Sohae ne verilindje të vendit, pranë kufirit me Kinën.

Disa kritikë e krahasonin Kim me personazhin Maverick të luajtur nga Tom Cruise, të tjerë me Danny Zuko nga filmi muzikal ‘Grease’, apo dhe Dave Lister nga filmi Red Dwarf.

Zhvillimi vjen teksa në fund të vitit që shkoi mediat raportonin se policia në Korenë e Veriut ishin ndaluar të visheshin xhaketa lëkure nga populli i thjshte, pasi kjo ishte zgjedhja e preferuar e diktatorit.

Vizita e tij në impjantin e Sohae vjen gjithashtu mes rritjes së tensioneve të vendit me Perëndimin, prej planeve të Kim për “zgjerimin dhe modernizimin” e objektit për të lëshuar satelitë në hapësirë.

SHBA dhe Korea e Jugut thonë se impjanti ne fakt shërben për të vijuar testet e raketave balistike.

Sipas raportimeve lëshime të tjera raketore të maskuara si ngritje satelitësh janë kryer nga Peniani më 27 shkurt e 5 mars.

Zëdhënësi i Pentagon, John Kirby tha në një deklaratë: “Qëllimi i këtyre testeve që nuk tregojnë rangun e fluturimit, me shuma gjasa është vlerësimi i sistemeve të reja raketore të maskuara si lëshime hapësinore”.

FOTO GALERI
2/4
Xhaketa e shkëlqyer e Kim Jong-un dhe syzet e diellit në stil ‘aviator’ të ngjashëm me filmin e njohur të aksionit ‘Top Gun’

Top Channel