Gazetari Arjon Sulo tregoi për “Top Talk” se si Lulzim Basha e paralajmëroi dorëheqjen e tij nga Partia Demokratike.

Ajo që tha Lulzim Basha është hapja e procesit të reflektimit dhe përgjegjshmërisë çka paralajmëron dorëheqjen, unë e mora si paralajmërim dorëheqjen”, tha gazetari.

Sipas tij duhet të hapet gara e procesit zgjedhor duke përfshirë të gjithë demokratët, pavarësisht se do të ketë vështirësitë e veta formale.

Në studio u tha se Basha po mat temperaturën politike, duke parë se si do të vijojë Partia Demokratike.

Deputetja demokratike Grida Duma përpara vitit të ri ishte një ndër përkrahëset e Bashës, ndërsa pas zgjedhjeve të 6 marsit gjërat kanë ndryshuar, pasi ajo nuk e përkrah më Bashën duke deklaruar se ‘Partia Demokratike nuk mbahet me pakicën’.

Gazetari tha se non grata e Sali Berishës është e pakthyeshme nga SHBA-ja dhe kjo gjë do të ndikojë në bindjen e shqiptarëve për ta votuar.

Humbjet e 6 marsit sollën pakënaqësi nga PD-ja duke e shpallur fajtor Lulzim Bashën.

Një humbje e thellë pasi në zgjedhjet lokale në 6 Bashki, PD-ja nuk mori mandate në asnjërën prej tyre.

 

Top Channel