Kryeministri Rama prezanton autobusin turistik që shëtit turistët në Tiranë: Qyteti ynë plot jetë dhe ngjyra Dhjetëra qytetarë në Vlorë protestuan këtë të enjte kundër rritjes së çmimit të naftës por edhe të produkteve të tjera.
Vlonjatët fikën makinat duke bllokuar për disa minuta qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Ismail Qemali”.
Protestuesit i bënë thirrje qytetarëve t’u bashkoheshin, por të parët që u përgjigjën me ankesën se çmimet janë të papërballueshme ishin disa italianë që banojnë në Vlorë.
“Si mund të shpenzosh kaq shumë për benzinën kur rrogat janë kaq të vogla? 400-500 euro në muaj kur benzina kushton më shumë se në Itali. Çmenduri! Kam një javë që jam këtu. Dhe te ne është rritur por rrogat atje janë dyfish, është e përballueshme”, thotë një prej tyre.
Dhjetëra qytetarë protestuan përgjatë rrugës kryesore të qytetit të Kukësit një ndër bashkitë më të varfra në vend.
Protestuesit kërkuan uljen çmimeve dhe rritjen e pagave, për të përballuar jetesën.
Disa të rinj kanë protestuar në Shkodër me pankarta në duar, ku kundërshtonin rritjen e çmimeve të naftës dhe atyre të shportës, të rinjtë kërkuan nga qeveria lehtësira.
Pjesa më e madhe e tyre ishin anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.
Top Channel