Policia e Qarkut të Fierit ka vënë në pranga 4 shtetas, nga të cilët një për organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, një në fushën e narkotikëve, një nga krimi ekonomik dhe një për shkatërrim të pronës me  zjarr.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë

Në kuadër të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërva të fatit, Policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin E. Ç., 40 vjeç, banues në Golem, pasi në një lokal në pronësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 cipsa, letra bixhozi dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan shtetasin A. S., 22-vjeç, banues në Mallakastër, pasi iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Po ashtu u arrestua edhe shtetasi J. K., 25-vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ai vazhdimisht ka përndjekur 3 shtetase dhe i ka hapur faqe në rrjetet sociale me emrat e tyre dhe në automjetin e tij u gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (elektroshot).

Në Divjakë është arrestuar në flagrancë 25-vjeçari, K. T., banues në Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ai në bashkëpunim me shtetasin G. L., 32-vjeç, banues në Vlorë, kanë djegur automjetin e shtetasit J. Gj., 57 vjeç.

Po ashtu, u shpall në kërkim për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasi S. O., 36 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një shtetas të mitur, 17 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA