Në puntatën e sotme të Për’puthen u fol për largimin dhe tërheqjen e deklaratës së Melikut për Lauretën. Në spektaklin e së shtunës, gjatë përballjes me Lauretën, ai u çua nga karrigia duke lënë studion dhe nuk dha asnjë shpjegim për veprimin e tij.

Ajo komentoi situatën aktuale midis tyre dhe se çfarë mendonte në lidhje me këtë veprim.

“Ai ka bërë të veten duke ndërprerë atë që ka nisur. Nuk kam koment, thjesht jeta vazhdon”, tha Laureta.

Laureta u shpreh se nuk do t’i thonte të rikthehej ndërsa veprimin e tij e cilëson si mungesë respekti ndaj saj.

“Unë e kërkoja përballjen me të që të sqarohesha, të shihja çfarë do bëhej më tutje sepse ai po shprehte pëlqim dhe i kërkova sqarim, por nuk kishte përgjigje dhe u dorëzua”, shtoi më tej ajo.

E pyetur nëse ka pasur ndjesi për të, ajo tha: “Kam pasur thjesht një pëlqim më shumë se djemtë e tjerë”.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA