Dëgjohen sirenat e alarmit në Kiev, priten bombardimet në periferi

10/03/2022 22:58

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar sirenat e alarmit në Kiev dhe priten bombardimet në periferi të kryeqytetit. Ndërkohë forcat ruse janë afruar në një zonë rreth 5-7 kilometra.

E enjtja ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Sot u mbajt edhe takimi në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij ukrainas, Dmytro Kuleba, por përfundoi pa marrëveshje mes dy vendeve.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku  raportohet se janë plagosur të paktën 17 persona dhe tre kanë vdekur, mes tyre një fëmijë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një genocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA