Banorët e Bilishtit dhe të Devollit janë ngritur në protestë këtë pasdite, pasi kërkojnë uljen e çmimeve, veçanërisht të naftës.

Protesta po mbahet në qendër të qytetit. Pjesë e protestës janë bërë edhe fermerët e zonës së Devolli të cilët thonë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë.

Protesta po mbikqyret në distancë edhe nga policia.

Edhe në qytetet e tjera si në Tiranë, Durrës, Lushnje, Mirditë, Berat dhe Prrenjas, po zhvillohen protesta.

Çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend. Të mërkurën, shifra arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Pasditen e djeshme, qytetarët u ngritën në protesta në qytetet kryesore të vendit. Në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton as të majtë, as të djathtë, por popull, qytetarët kërkuan nga qeveria uljen e taksave, subvencione dhe ngrirjen e çmimeve për produktet e shportës.

Top Channel