Italia heton pronarin e mistershëm të jahtit gjigant $700 mln që njihet në qytet si ‘barka e Putin’ (fotot)

09/03/2022 18:41

Policia italiane tha sot se po hetojnë për të zbuluar cili është pronari një jahti misterioz me vlerë $700 milionë i ankoruar atje pas zhurmave në lokalitet se mund të jetë i presidentit rus Vladimir Putin.

Kapiteni i jahtit ‘Scheherazade konfirmoi për të përditshmen  New York Times se hetuesit italianë ishin ngjitur në fundjavë në bord të mjetit luksoz 150 metra të gjatë të ankoruar në  Marina di Carrara, duke kërkuar prova për pronësinë e jahtit që në zonë njihet nga vendasit si “jahti i Putin.”

“Ata po punojnë shumë, po kontrollojnë çdo aspekt”, tha kapiteni i jahtit Guy Bennett-Pearce për gazetën.

“Nuk është se po zbresin këtu policia e zonës por ishin njerëz me kostume të zeza”, thanë dëshmitarët për të përditshmen britanike.

Bennett-Pearce refuzonte të tregonte identitetin e pronarit të jahtit, i cili ka një ekuipazh prej më shumë se 70 përqind nga Rusia.

Ai shtoi më tej se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të dorëzonte të gjitha dokumentet që tregonin identitetin e pronarit, tha një dëshmitar për “The Times” për aksionin që besohet se drejtohej nga policia financiare vendase.

Scheherazade është një nga jahtet më të shtrenjtë në botë me një pishinë që konvertohet në sallë kërcimi, dy vend-ulje helikopteri dhe lidhje të shumta satelitore.

“Të gjithë e quajnë atë jahti i Putin,” tha një nga vendasit, pensionisti Ernesto Rossi. “Ky thashethem dëgjohet prej disa muajsh.”

Edhe Bennett-Pearce pranonte se e kishte dëgjuar historinë nga vendasit por nuk pranonte të identifikonte pronarin e vërtetë prej kontratës së tij “me marrëveshje mos-zbulimi informacioni”.

Më pas kapiteni mohonte se Putin është pronari duke thënë: “Unë atë nuk e kam parë dhe nuk e kam takuar asnjëherë.”

Ai shtonte më tej: “Nuk kam dyshime se kjo do të qartësojë të gjitha zhurmat negative dhe spekulimet për barkën”.

Ndërkohë dhe prodhuesit e jahtit Lurssen Group, kur u kontaktuan nga mediat refuzuan të komentojnë për pronarin e saj.

FOTO GALERI
2/4
Jahti në zonë njihet nga vendasit si “jahti i Putin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA