Ekipi i Top Channel ndodhet në Kiev të Ukrainës, në ditën e 14-të të luftës.

Zhurma e shpërthimit u dëgjua ndërsa nga pamjet dallohej qartë një tufë zogjsh që u larguan të trembur.

Gazetari Artur Bibe ndodhet në Kiev, ndërsa operatori Ilia Poçi është nisur drejt Odesës.

Bibe e përshkruan situatën të qetë, ndërsa ukrainasit po evakuohen drejt vendeve të tjera për t’i shpëtuar luftës. Ai thekson se mijëra ukrainas që jetojnë jashtë, po kthehen për të mbrojtur në vendin e tyre.

“Drama po përjetohet në kufirin mes Rumanisë dhe Ukrainës, mijëra fëmijë dhe gra po largohen, nuk ka burra, janë përfshirë në luftë, ndodhen në temperatura minus 5, minus 6, ishte një udhëtim i lodhshëm”, tha Bibe.

Top Channel do të raportojë çdo detaj të gjendjes aktuale në vijim, ndërsa situata sa vjen edhe rëndohet në Ukrainë.

Sot jemi në ditën e 14-të luftës në Ukrainë, ndërsa Rusia ka premtuar armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Vendet perëndimore po synojnë eksportet e naftës të Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka detyruar të paktën dy milionë refugjatë të largohen nga vendi.

Një  evakuim i përkohshëm  nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy u bë pasi një sulm ajror rus vrau 21 persona, sipas autoriteteve ukrainase. Rreth 5,000 njerëz u larguan nga qyteti të martën, sipas  zyrtarit ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Turqi.

Top Channel