Shtohen ‘frikat’ për Kanye West pasi reperi shkruan poemën për të qenit ‘i vdekur’ (fotot)

08/03/2022 18:55

Kanye West duket se i ka shtuar dhe “poetin” talenteve të tij teksa pas krijimit të mëparshëm me titull “Divorci”, ka shpërndarë sot një poemë të re me titullin akoma më intrigues “I vdekur”, në të cilën mes të tjerash sinjalizon se “nuk e kupton që ka vdekur”.

Ja disa nga vargjet e hapjes:

“Askush nuk donte të më tregonte se kisha vdekur / Dhe të vetmit njerëz që flisnin ishin ata në kokën time”.

“Askush nuk donte të më tregonte se kisha vdekur / Të vetmit njerëz që më donin ishin ata në ëndrrat e mia”.

Poema i referohet gjithashtu divorcit të tij nga Kim Kardashian dhe marrjes prej ish-gruas të shtëpisë së familjes, për të cilën ai shkruan: “Fëmijët kërcenin për mua në shtëpinë që dikur drejtoja”.

Në fund poema detajon sesi reperi kupton paparitur fatin e tij.

“Gjeta një ditë një dyqan gazetash në purgator, dhe në faqen e parë lajmi i vrasjes time,” shkruan ai. “U surprizova shumë nga ajo që thuhej / Ky informacion është për të gjallët / Dhe çuditërisht … je i vdekur.”

Në disa komente për poemën, West refuzon të shpejgojë kuptimin duke argumentuar se “shpjegimi prish misterin e magjinë e dashurisë së vërtetë, duke e vendosur në një kuti ku mund të numërohet”.

Edhe në këngën “Devil in a New Dress” reperi aludon se njerëzit duhet të lejohen të shprehin veten e tyre në mënyrë emocionale.

“Ndjej se duhet të justifikoj mënyrën time të të shprehurit edhe pas 20 vjetësh që bëj art dhe kontribuoj për këtë planet,” shkruan ai. “Por gjithashtu ndjej se duhet të lejohemi të shprehim edhe ato që burrat nuk lejohet të shprehim, apo njerëzit e famshëm nuk lejohen të shprehim”.

West publikoi poemat e reja pasi gjykatësi i shpalli të ndarë atë dhe Kardashian.

FOTO GALERI
4/18
Në disa komente për poemën, West refuzon të shpejgojë kuptimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA