Llogoraja është zbardhur nga bora këtë të martë, pasi reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
Parku Kombëtar i Llogorasë ofron pamjet e këndshme, teksa manteli i bardhë ka mbuluar gjithçka dhe trashësia e borës arrin në 20 centimentër.
Ndërkohë, nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga është e kalueshme, megjithatë kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.
Reshjet e borës kanë vazhduar me intensitet më të lartë në veri dhe verilindje të vendit.
Në Kukës, kontraktorët po punojnë për pastrimin e borës së mbartur nga era në segmente të ndryshme, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme.
Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në gjithë qarkun e Kukësit.
Top Channel