Megjithëse me pesë të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë midis tyre edhe vrasësi Ernejt Shyti i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, SPAK vijon ende të kërkojë prova për zbulimin e porositësit të parë që e donte me doemos eleminimin e 66-vjeçarit.
Për këtë shtetas nga rrëfimet e Ernejt Shytit, SPAK di vetëm nofkën e tij.
Ky person përshkruhet nga i penduari i drejtësisë si “Bajlozi” . Ernejt SHyti sipas burimeve të sigurta të TCH kujton bisedën mes të akuzuarit tjetër Xhuliano Visha, qe ishte ndërmjetësi, dhe shtetasit Bujar Leza, i cili do të siguronte biçikletën me të cilën ai do të largohej nga skena e krimit.
Dëshmitari i drejtësisë kujton se të dy ata ishin njohur në një burg dhe kur u pyet: A është e sigurtë që “Bajlozi” do na japë lekët për punën që do kryejnë tek ETC? Ai e përshkroi porositësin si një person korrekt me të cilin kishin bërë edhe punë të tjera.
Në këtë moment i akuzuari kujton se e pyeti se përse e thërrasin “Bajlozi”?
“Kur i dyshuari u prezantua me njërin nga te akuzuarit ai e pyeti nëse kishte apo jo para për te blerë një kostum te gjere ne mënyre qe mos te dallohej ?
Për ta bindur SPAK se po thotë të vërtetën, Ernejt Shyti që sapo ishte kthyer nga Mali i Zi, ka treguar edhe banesën e të dyshuarëve të përfshirë, por edhe detaje të tjera qe mbahen sekret.
Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit Ernejt Shyti , Xhuliano visha, Leonard Xhixha , Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë qëndrim mohues.
“Ernejt shyti tregon edhe ngjarje të tjera si porosia për të djegur një makinë”BMV”, pasi i zoti i saj nuk e kishte dorëzuar të gjithë drogën”.
Ky shtetas, sipas të penduarit ka mbetur invalid dhe negocimi për ta kryer shpërthimin e mjetit ndodhi mes kusheririt dhe Lezës.
Top Channel