Një ditë më parë, një pjesë e anëtarëve të Grupit të PD kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki. Por para se të hynin në mbledhje me Bashën, kryetarët e degëve dhe kandidatët që humbën në zgjedhje duket se nuk e kërkojnë largimin e tij nga posti i kreut të PD.
Agron Kapllanaj, kryetari i komanduar i PD në Fier ka tërhequr deklaratën e tij për dhënien e dorëheqjes pasi “Shtëpia e lirisë” me kandidatët e Berishës rezultuan forcë e dytë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa PD rezultoi forcë e tretë.
“Shkodrën se humbi PD, e fitoi Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen time nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar”, tha Kapllanaj.
Ndërsa Luan Haka, kandidati i PD për bashkinë e Dibrës tha se është krenar për vendin e tretë, por hodhi akuza s u blenë votat.
Xhemal Bushati, i cili ishte në garë për bashkinë e Shkodrës nuk kërkon largimin e Bashës nga posti i kreut të PD.
“Duhet analizë, Basha s’ka pse të iki, e vërtetë që s’mora 10 mijë vota”, tha Bushati.
Fran Frrokaj ish kryetar bashkie Lezhë tha: “Basha duhet të bëjë analizë për humbjen.”
Top Channel