
Finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “Detonatorët” ku është vënë në pranga shtetasi me inicialet F. K., 53-vjeç, banues në Himarë.
Për pasojë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.
Operacioni u zhvillua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të zbatimit të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel