Kryeministri indian Narendra Modi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar nevojën e evakuimit të studentëve indianë nga Ukraina.
“Kryeministri falenderoi autoritetet ukrainase për lehtësimin e tyre në evakuimin e më shumë se 20,000 qytetarëve indianë nga Ukraina. Ai shprehu shqetësim të thellë për sigurinë dhe sigurinë e studentëve indianë që mbeten në Ukrainë dhe theksoi nevojën për evakuimin e tyre të shpejtë dhe të sigurt,” tha Modi në një njoftim për shtyp.
Qeveria indiane ka për qëllim të evakuojë të paktën 700 studentë që janë bllokuar në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, i cili është afër kufirit me Rusinë.
Përpos kësaj, Modi ka bërë apel për një ndërprerje të dhunës, duke shtuar se India është për një zgjidhje paqësore të çështjeve dhe dialog të drejtpërdrejtë mes palëve.
Thirrja e kryeministri indian Narendra Modi vjen me telefonatën e dytë midis dy liderëve që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.
Top Channel