Procesi i numërimit në Durrës nuk ka nisur ende, dhe pse kutitë e votimit kanë mbërritur pak orë më parë.
Numëruesit dhe vëzhguesit, që në disa raste janë të njëjtët që kanë ndjekur dhe procesin e votimit kanë pushuar për të nisur më pas numërimin.
Gazetari Muhamed Veliu raporton nga Pallati i Sportit “Ramazan Ngjala”, ku janë shtatë tavolina numërimi dhe do të numërohen 119 kuti.
Durrësi është një nga gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar, pas një serie dorëheqjesh të kryebashkiakëve të zgjedhur dhe emëruar.
25.43% e zgjedhësve kanë votuar sot për të caktuar kryetarin e ri mes kandidates Emiriana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hotit nga Partia Demokratike dhe Ardian Mukës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.
Top Channel