Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov është i pranishëm këtë të hënë në seancën plenare të Kuvendit.

Kjo seancë plenare është në mbështetje të Ukrainës, ndërsa të gjithë deputetët kanë vendosur fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, blu dhe të verdhë.

Më poshtë është varianti i dakordësuar i  Projektrezolutës “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS  DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”, mes katër grupeve parlamentare që pritet të miratohet sot.

Projekt rezolute Ukraina

Balla ua dorëzoi ditë më parë kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” projekt rezolutën.

Në projektrezolutë renditen disa pika, ndër të cilat vijohet angazhimi i Shqipërisë, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere në NATO, BE dhe me partnerë të tjerë në mbështetje të Ukrainës.

Projektrezoluta është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe nga Komisioni për Politikën e Jashtme.

Tensioni në territorin ukrainas sa vjen e rritet, ndërsa jemi në ditën e 12-të të luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA