Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë një thirrje të radhës palëve politike, që të mos harrojnë se deri në mbyllje të votimeve, vendi është në heshtje zgjedhore dhe nuk mund të bëhet reklamim i palëve politike apo kandidatëve.
“Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit”.
Kështu shkruan komisioneri në një postim të tijin në Twitter.
Në Shqipëri, po votohet në gjashtë bashki të vendit: Shkodër, Vorë, Dibër, Durrës, Lushnjë dhe Rrogozhinë.
Në të gjitha ato, situata është shfaqur normale, ku disa incidente sporadike janë shfaqur për shkak të aspekteve logjistike.
Top Channel