Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur Një prej negociatorëve ukrainas në bisedimet me rusët është vrarë nga Shërbimi i Sigurimit pasi dyshohet se tradhtoi vendin duke komunikuar me Rusinë.
Sipas burimeve të Ukrainska Pravda, Denys Kireev anëtar i delegacionit negociues ukrainas që u takua me Rusinë në bjellorusi, u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës.
Denys Kireev u vra gjatë një përpjekjeje për ta arrestuar nën akuzën për tradhti.
Ndërkohë Valdimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz të premten se një raund i tretë i bisedimeve ishte planifikuar për këtë fundjavë.
Por ministri i jashtëm Lavrov mesditën e së shtunës deklaroi se ende nuk është caktuar data. Ai akuzon presidentin ukrainas se po përpiqet të fusë në luftë Rusinë me NATO-n. Dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat.
Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.