Ekzekutimi i familjes shqiptare në Greqi/ 60-vjeçari pranon krimin: I vrava se nuk largoheshin nga shtëpia!

05/03/2022 10:24

Sakis Varvaresos pranoi në Drejtorinë e Policisë së Ahaias se ka ekzekutuar katër anëtarët e familjes Klocaj në banesën e tyre në Andravidha të Greqisë tre ditë më parë.

Ai tha se i qëlloi me armë dhe në vijim mbyti dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç të çiftit shqiptar pasi ata nisën të qanin dhe pati frikë se mos do të zbulohej vrasja.

Sipas tij shkaku i vrasjes ishte se familja shqiptare nuk largohej nga banesa e tij të cilën e kishin me qira dhe me kontratë të rregullt.

Ai pranoi se kishte bërë përgatitje për të kryer vrasjen dhe se kishte hapur një gropë për të varrosur viktimat dhe për të zhdukur trupat e tyre.

60- vjeçari pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Sipas autoriteteve greke, ka qenë një patrullë e saj që e identifikoi fillimisht dhe iu vu në ndjekje në zonën e Pirgosit.

Sakis Varvaresos u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin.

Policia helene arriti të bënte ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke,60-vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.

Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek dhe atë shqiptar.

Armando dhe Maria Kloci jetonin prej vitesh në Greqi bashkë me tre fëmijët. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç. Ai është i vetmi i mbijetuar, ndërsa do të jetojë me babanë e tij.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit pasi pritej që t’i largonte.

Më parë dyshohej se autori i krimit ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra. Sapo dëgjoi lajmet, ai u vetëdorëzua në polici duke thënë se ishte i pafajshëm dhe nuk kishte dorë në krim pasi ndodhej 300 km larg vendit të krimit.

Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Jashtë kamerave fqinjët thonë se ai ka probleme të çrregullimit mendor.

Në të kaluarën ai është mbajtur për pak kohë në një spital psikiatrik dhe pasi ka dalë ka vazhduar aktet mizore duke keqtrajtuar dy ish gratë e tij, fqinjët, e madje edhe kafshët shtëpiake të banorëve  të tjerë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA