Diplomati Bashkim Zeneli në një intervistë për “Top Talk” shpjegoi situatën në Ukrainë dhe tregoi disa hipoteza si mund të vazhdojë lufta atje.
Nuk dihet nëse do të ketë një përmirësim të situatës pasi presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit të marë, duke mos u tërhequr nga Ukraina.
“Nuk mendoj të ketë reaksion të brendshëm në Rusi, të vetmit që mund të ngrihen është populli”, u shpreh Zeneli.
Frika më e madhe që po mban pezull shumë vende të botës është arma bërthamore, e cila do të kishte pasoja katastrofike.
Rreth këtij vendimi që mund të marë Putini, Bashkim Zeneli thotë se “nuk mendoj të arrijë deri në shtypjen e butonit por gjithçka besohet”.
Shumë hipoteza janë hedhur rreth këtij sulmi, ndërkohë që SHBA thotë se Rusia është tashmë më e dobët ekonomikisht.
Sipas Bashkim Zenelit, bashkimi i Rusisë së madhe e shtyu Putinin drejt këtij vendimi, pasi NATO-ja ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga Rusia.
Top Channel