Forcat ruse “pushtojnë” centralin bërthamor të Zaporizhia, raportohet për viktima dhe të plagosur

04/03/2022 09:16

Forcat ruse kanë “pushtuar” centralin bërthamor të Zaporizhia në Ukrainën jugore pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë trajnimi në orët e para të mëngjesit.

“Aktualisht, Zaporizhia është i pushtuar nga forcat ushtarake të Federatës Ruse,” thuhet në një deklaratë.

“Ndërtesa administrative dhe pika e kontrollit në stacion janë nën kontrollin e pushtuesve. Stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, duke siguruar funksionimin e objekteve bërthamore. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e mbrojtësve ukrainas”, njoftoi Energoatom, kompania e energjisë bërthamore të Ukrainës, në një deklaratë përmes Telegram të premten.

Pas sulmit nga forcat ruse, zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhia u shua në orën 6:20 të mëngjesit me orën lokale, rreth një orë pasi zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trajnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rrezatimit përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA