
Motrat Gigi e Bella Hadid dhanë një tjetër shfaqje mode dhe fiziku teksa sfilonin për veshjet ‘Coperni’ sot në Javën e Modës në Paris.
Sfilatat tregonin gjithashtu këmbët e tonifikuara që Bella kishte veshur me çizme të gjata të zeza.
Ndërsa motra e saj Gigi shfaqte një figurë elegante me në minifustan ngjyrë rozë të çarë thellë anash e të zbukuruar me nyje në formë trëndafilësh.
26 vjeçarja dukej spektakolare teksa ecte në pasarelë me këpucët e larta të bardha të kombinuara me çantën që mbante në krah.
Motrave të famshme i bashkohej në pasarelë bija e ish-modeles Kate Moss, Lila dhe ajo e futbollistit David Ginola, Carla.
19 vjeçarja Lila, duke ndjekur hapat e nënës së saj të famshme mahniti në një fustan të zi me tre hapje dramatike horizontale.
Ajo kombinonte veshjen me atlete të argjendta.
Top Channel