Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplaset me betonieren. Përfundon në spital pasgjerja

03/03/2022 13:32
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Një makinë është përplasur me një betoniere duke dalë nga rruga. Pasagjerja që ndodhej në automjetin tip Volkswagen ka marrë dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës.

Ajo po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel