578-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës bëri bashkë sot drejtues të bashkive të Shqipërisë dhe rajonit.
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu vuri theksin te kjo datë historike, e duke shtuar se Lezha është shtëpia e të gjithëve dhe që çdokush troket në këtë derë e ka të hapur gjithmonë.
Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës nuk la pa përmendur luftën e Ukrainës, duke dhënë mesazhin që duhet të jemi të bashkuar gjithmonë dhe jo vetëm kur kemi nevoje për njëri-tjetrin.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në fjalën e tij e vuri theksin te bashkimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm
Gjatë aktivitetit, nuk mungoi dhe interpretimi i mjeshtrit të madh Mirush Kabashi.
Aktiviteti u mbyll me vendosjen e kurorave me lule pranë varrit të Skënderbeut.
Top Channel