Sozia nga Polonia dikur paguhej për të qenë Vladimir Putin: Tani trembem për sigurinë time (fotot)

01/03/2022 17:42

Një sozi thuajse i padallueshëm i Vladimir Putin pranon së fundmi se trembet për sigurinë e tij që prej nisjes së sulmit të përgjakshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Slawek Sobola beson se Ukrainasit dhe aktivistët anti-luftë në qytezën e tij, mund të binden ta sulmojnë.

53-vjeçari nga Wroclaw në Poloni thotë se është në tension prej një jave, pasi fytyra e tij mund t’i kujtojë njerëzve presidenti që nisi “operacionin special ushtarak” në territorin ukrainas.

Ai tha për të përditshmen Daily Star: “Para luftës nuk kisha frikë për sigurinë time, por tani që Putin ka sulmuar Ukrainën kam pak frikë sepse në qytetin tonë ka shumë njerëz nga Ukraina që punojnë e jetojnë këtu”.

“Ka pasur disa herë që këta njerëz më kanë bërë të ditur se ngjaj shumë me Putin, dhe tani prej luftës kam frikë se do të bëhen agresivë apo të zemëruar kur më shikojnë mua”.

Slawek thotë se më parë ka punuar për tetë vjet si sozi e Putin dhe me “punën” e tij të pazakonte ka shëtitur shumë nëpër botë”.

Slawek ne performance me imituesit

Polaku jeton me gruan e tij Dorota, ka një kompani të vogël trensporti dhe fiton para si sozi e një prej njerëzve më të famshëm në botë.

Ai shtonte për mediat: “Kam punuar si imitues i Putin për tetë vjet dhe gjatë kësaj kohe kam regjistruar shumë video e punime. Ishte një punë e mirë por nuk është më puna ime kryesore, tani kam një kompani transporti”.

Slawek thotë se me punën e tij ka udhëtuar në SHBA, Hong-Kong, Londër dhe sigurisht në vendin e vetë personazhit të tij, Rusi.

FOTO GALERI
2/5
Fytyra e tij mund t’i kujtojë njerëzve presidenti që nisi “operacionin special ushtarak”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA