E gjithë bota është tronditur nga pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa qindra mijëra ukrainas kanë lënë vendin e tyre për t’u shpëtuar bombardimeve.
Në fotot e publikuara nga Reuters imazhet dramatike kanë prekur të gjithë qytetarët anembanë.
Mes tyre është një nënë që qan duke lënë tokën e saj, ndërsa mban në duar fëmijët e saj. E vetmja zgjidhje për mijëra ukrainas ishte lënia e gjithçkaje që ata kishin ndërtuar prej vitesh në tokën e tyre të lindjes.
Vetëm një moment shkatërroi gjithçka, ndërsa shumë prej burrave qëndruan atje për të luftuar bashkë me ushtrinë kundër rusëve.
Ukrainasit që po e kalojnë në mënyrën më të keqe sulmin rus janë të sëmurët dhe gratë shtatzëna.
Fotoja prekëse e një fëmije me sëmundjen e leuçemisë që përqafon babanë e tij ndërsa ecin në bodrumin e Spitalit të Fëmijëve Okhmadet, në Kiev, Ukrainë për t’i shpëtuar sulmeve të këput shpirtin.
Ndërsa gratë shtatzëna janë detyruar të lindin në kushte të tmerrshme, në të njëjtën kohë duke përcjellë edhe grimca shprese se dielli do të lindë sërish në Ukrainë.
Top Channel