Rusia i kundërpërgjigjet Europës dhe Kanadasë! Mbyll hapësirën ajrore për 36 vende

28/02/2022 14:30

Rusia ka vendosur të mbyllë hapësirën e saj ajrore për 36 shtete, përfshirë vendet europiane dhe Kanadanë.

Masa, e njoftuar këtë të hënë nga agjencia shtetërore e aviacionit, vjen pas një vendimi të BE-së dhe Kanadasë gjatë fundjavës për të mbyllur qiellin e tyre ndaj avionëve rusë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga territori i Kaliningradit drejt vendeve të detit Baltik, pasi Bashkimi Europian vendosi mbylljen e hapësirës ajrore.

Top Channel