Një profesor në Kaliforni dhe ekspert i kontrollit të armëve tha se Google Maps e ndihmoi atë të gjurmonte një “bllokim trafiku” që në fakt ishte lëvizja ruse drejt kufirit ukrainas disa orë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të njoftonte sulmin në një fjalim televiziv.
Jeffrey Lewis, një profesor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare të Kalifornisë dhe asistentët e kërkimit vunë re grumbullimin e trafikut në një rrugë nga qyteti rus i Belgorodit në kufi në orën 3.15 të mëngjesit me kohën lokale të enjten.
Lewis shkroi në Twitter se ‘bllokimi i trafikut’ filloi pikërisht aty ku ata panë ushytrinë ruse me armaturë dhe tanke përmes radarit një ditë më parë.
Ai më vonë tha për Business Insider : “Ajo që ishte e rëndësishme për atë imazh është se ata nuk ishin vendosur në një kamp, ata ishin të rreshtuar në kolona përgjatë rrugëve, sic ndodh kur je ati të sulmosh.
Leëis tha se ata e kuptuan shpejt se bllokimi i mëngjesit të së enjtes tregoi një njësi të blinduar ruse duke lëvizur drejt Ukrainës.
“Ishte menjëherë e qartë”, tha ai. “Bllokimi i trafikut filloi aty ku u gjet ajo njësi jashtëzakonisht e madhe. Kështu që ishte shumë e lehtë në atë moment të konkludohej se ata kishin dalë në rrugë.”
“Ne pamë bllokimin e trafikut duke lëvizur në jug përgjatë autostradës. Kështu ata ishin në rrugë dhe po udhëtonin drejt Ukrainës”, shtoi ai.
Top Channel