Ekspozita ” Natura lux et anima” e fotografit Feliks Bilani me mbi 40 fotografi është çelur në ambientet e Galerisë së Qendres Kulturore “Lasgush Poradeci”.
Në këtë ekspozitë i është kushtuar vëmendje qytetit të Pogradecit, lagunës së Karavastasë si dhe detajeve e triptikës që prezanton Pogradecin sipas syrit të Bilanit. Për të kapur e fiksuar momentin e duhur artistit shpesh i duhen edhe orë të gjata pritjeje por brenda çdo shkrepjeje fshihet pak nga shpirti i tij artistik.
Sipas Demir Osmanit fotograf shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ajo çfarë e bën të veçantë këtë ekspozitë është shpirti që i ka dhënë Bilani çdo shkrepjeje. Ndërsa detaji që përcjell Bilani në fotografi e bën atë më specifik se fotografët e tjetë.
Kjo është hera e parë që Feliks Bilani vjen në Pogradec me një ekspozitë personale e cila do të qëndrojë e hapur për 10 ditë për të gjithë artdashësit.
Top Channel