KQZ kërkon verifikim të thelluar nga Prokuroria për kandidatin e Berishës në zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë Lushnje

26/02/2022 18:02

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme verifikim të plotë për Elton Banon, kandidatin për Bashkinë e Lushnjës të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Një kërkesë e tillë erdhi pas denoncimeve të Partisë Demokratike se kandidati Bano është dënuar për vjedhje në Angli.

PD tha se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Lushnjës ka fshehur dënimin që daton në periudhën 1999-2000 dhe kërkon që ai të përjashtohet nga kandidimi.

Sipas demokratëve kjo është periudha kur Bano ka vetëdeklaruar qëndrimin në Angli, por ka ndryshuar vendlindjen nga Lushnja e ka bërë Prishtinë.

Sipas KQZ-së, nga verifikimet e bëra nga vetëdeklarimi i kandidatit, nuk janë evidentuar dënime të formës së prerë.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA