Këngëtarja e famshme dhe një ndër banoret e shtëpisë më të famshme të “Big Brother Vip” ka reaguar pas një statusi të shpërndarë në mediat sociale lidhur me arsyen përse ajo dhe aktori Donald Veshaj janë ndarë.
Në një postim të bërë viral në rrjetet sociale thuhej se Beatrix pranonte ndarjen e saj me Donaldin dhe se ky i fundit e akuzonte atë se është fajtore për humbjen e tij në “BBV”si fituesi i kësaj loje.
“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e keni parë storyn e fundit në Instagramin tim, dhe po u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndjerë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person e gjykuat”, shkruhej në postim.
Por disa orë më parë, në një postim në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, Beatrix Ramosaj e ka përgënjeshtuar postimin e mësipërm duke thënë se nuk është postuar nga vetë ajo.
“Qarkullon një story foto montazh në emrin tim në rrjete sociale të cilën e përgënjeshtroj absolutisht. Nga Instagrami im nuk është postuar ajo story”, shkruan Ramosaj.
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, të dy banorë të “BBV”, nisën një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “BBV”, ku u shfaqën shumë të dashuruar. Por pas mbarimit të emisionit ata janë parë shumë të distancuar dhe kjo ka nxitur opinionet tek fansat dhe publiku se mund të jenë ndarë nga njëri-tjetri, nisur nga fakti që nuk kanë bërë asnjë postim nëpër rrjete bashkë dhe as në dalje televizive. Por, akoma nga të dy palët nuk kemi ndonjë reagim për këtë çështje.
Top Channel