Rusët marrin Çernobilin: Përse e kërkon Putin uzinën e vjetëruar bërthamore!

25/02/2022 12:19

Ushtarët rusë kanë marrë Çernobilin, uzina e kthyer në skenën e katastrofës më të rëndë bërthamore në botë dhe po e mbajnë peng stafin e saj. Cernobili u mor që në ditën e parë të mësymjes ruse, duke shtuar frikën mbi arsyet përse Moska shënjestroi pikërisht kompleksin atomik.

“Forcat pushtuese ruse kërkuan të marrin kontrollin e Çernobilit. Ushtarët tanë janë duke dhënë jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet më”, tha më herët Zelenskyi në Twitter. Ai theksoi se trupat e Kievit luftuan me rusët për kontrollin e Çernobilit, njëri nga reaktorët bërthamorë të të cilit ka shpërthyer në prill të vitit 1986. Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që dikur ka shpërthyer, tani është i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin. Zyrtarë ukrainas thonë tani se për kontrollin e Çernobolit u zhvillua një betejë mjaft e ashpër.

“Pas një sulmi të pakuptimte rus atje, është e pamundur të themi se Çernobili është i sigurt. Mendoj se ky është një nga kërcënimet më të mëdha që i kanosen Europës sot”, shtojnë ata.

Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër ndaj raporteve të besueshme, sic u theksua në deklaratën e saj, se ushtarët rusë po mbajnë peng stafin e uzinës se Çernobilit. “Kjo pengmarrje e rrezikshme, qe pengon përpjekjet për mbrojtjen e strukturave te mbetjeve nukleare, është alarmuese për të gjithë”, u shpreh sekretarja pr shtyp e presidentit Biden, Jen Psaki.

Duket se kompleksi kishte interes strategjik për Moskën teksa kërkonte mënyrat për t`iua afruar sa më shpejt kryeqytetit, ndërsa luftimet në zonë sakaq mund të ngacmojnë dheun e kontaminuar dhe mbeturina të tjera, duke ngritur shqetësime rreth mundësisë së ndikimeve të dëmshme mjedisore në të gjithë terrenin atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA