Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit në Ukrainë.
Kështu u mor vendim gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.
Kurti theksoi se kanë vendosur që të miratojnë një pako sanksionesh, në bashkërendim me botën e lirë dhe paqedashëse.
Këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare e po ashtu sanksione për individ e akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë.
“Sanksionet përfshijnë: ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elita dhe akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin e Rusisë në Ukrainë, individët gjithashtu do t’i ndalohet po ashtu ndalimi apo udhëtimi në vendet që i zbatojnë këto sanksione”, deklaroi ministrja Gërvalla.
Sipas Gërvallës, këto sanksione janë propozuar nga MPJD, pasi janë të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani, ndaj Rusisë dhe individëve të përfshirë në vendimin për invazion.
Top Channel