Civilët po armatosen! “Nuk mund të presim, do të mbrohemi vetë

25/02/2022 19:11

Mijëra ukrainas kanë marrë armët dhe kanë dalë vullnetarisht si ushtarakë, në përpjekje për të ndaluar agresionin rus në vend.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy, tha një ditë më parë, pasi presidenti rus urdhëroi nisjen e sulmit, se kushdo që është i gatshëm, mund të marrë armë për të mbrojtur atdheun.

Të frikësuar nga shpërthimet e herëpashershme, por me vendosmëri për të rezistuar, qytetarët thonë se nuk mund të rrinë pa vepruar.

Vladimir Mogila: Na dhanë armët në zyrën e regjistrimit ushtarak dhe dolëm. I morëm si ushtarë vullnetarë. Tani situata është aq e tmerrshme sa nuk ka kohë për të pritur një thirrje zyrtare.

Vladimir Mogila: Çdo gjë mund të ndodhë

Miku i Vladimir Mogilës: Kemi lënë pas fëmijët tanë. Kush do t’i mbrojë ata?

Vladimir Mogila: Gra, nëna, fëmijë… Një shpërthim shkatërroi këndin e lojërave në oborrin tim. Po sikur fëmijët e mi të ishin atje?!

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga toka, ajri dhe deti të enjten, sulmi më i madh i një shteti kundër një shteti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA