Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po konsiderohet në Kosovë si agresioni më i madh ushtarak që nga lufta e dytë botërore.

Një situatë e tillë vlerësohet se mund të përdoret edhe për destabilizimin e rajonit.

Albin Kurti: Mbrëmë kemi marrë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku kemi diskutuar për situatën aktuale dhe masat që duhet t’i marrim në mënyrë që orientimi jonë euro-atlantik të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm
Derisa, krerët e institucioneve thonë që janë në bashkëpunim të plotë me aleatët ndërkombëtar. E sipas kryediplomates kosovare, Kosova është e gatshme për çdo situatë.

Për rrezikun që mund të vije nga Serbia, Schwarz thotë se janë njoftuar bashkësia ndërkombëtare.
Gjatë së enjtes presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ku u shpreh se Kosova qëndron pranë popullit të Ukrainës dhe se bashkë me aleatët do të vazhdojë koordinimi që të parandalohet destabilizimi i rajonit.

E njohësit e çështjeve thonë që rreziku më i madh për Kosovën në këtë kohë vjen nga veriu i vendit.
Sipas Berishës, evitimi i një përshkallëzimi të situatës në Ballkanin Perëndimor mund të bëhet vetëm me një marrëveshje finale në dialogun Kosovë Serbi.

Top Channel