Një oficer policie në Texas, SHBA është qëlluar për vdekje nga një i dyshuar që i mori armën duke u përleshur me të në një qendër tregtare në Houston, ku viktima po bënte një punë të dytë.
Oficeri Neil Adams u vra dje pasdite kur reagoi ndaj një trazire në një prej dyqaneve të qendrës tregtare PlazAmericas Mall, tha policia e Houston.
“Kishte një përleshje me të dyshuarin, i cili arriti të merrte kontrollin e armës së tij,” tha kreu i policisë së Houston Troy Finner.
Ai shtonte më tej: “I dyshuari kishte një mjet të mprehtë që ua drejtonte oficerëve. Pas ngjarjes, ai u qëllua prej tyre dhe vdiq në spital”.
Policia nuk publikoi identitetin e sulmuesit por thanë vetem se ishte 35 vjeç.
Oficeri i vrarë shërbente me policinë e San Jacinto prej vitit 2012.
Duke folur jashtë spitalit ku oficeri humbi jetën, e veja e tij kërkonte lutje nga dashamirësit.
“Desha që të gjithë të lutemi për njerëzit dhe shpirtrat e atyre që na mbrojnë përditë”.
Top Channel