Fotot/ Ukrainë, protestë masive në Donetsk kundra pushtimit rus

23/02/2022 21:45

Nga Kramatorsk dhe Bakhmut në veri deri në Mariupol në jug – i gjithë rajoni është i bashkuar në patriotizmin e tij dhe dëshirën për të parandaluar përshkallëzimin luftarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Askush nuk po pret këtu Putinin dhe miqtë e tij. Këtu ata do të përballen me një rezistencë të ashpër. Sepse Donetsk është Ukraina. Uniteti dhe vendosmëria janë armët tona’, thonë qytetarët.

SHBA-të janë të sigurta që Rusia do të sulmojë Ukrainën në 48 orët e ardhshme.Lajmin e ka shpërndarë departamenti i mbrojtjes amerikane që sqaron se pavarësisht se Rusia mund ta pushtojë në çdo moment Ukrainën shtete e Bashkuara do të vijojnë të përpiqen për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe jo ushtarake.

Ndërkohë media gjermane Bild njoftoi se të paktën 300 forca special ruse po spostohen në kufirin me Ukrainën në zonën e Marinowka. Media gjermane bën me dije se mjetet ushtarake dhe ushtarët nuk kanë simbole dalluese me vete.

Edhe reuters njofton se blindat dhe ushtarët po i drejtohen dy objektivave të ndryshme në zonën e Doneskut.

FOTO GALERI
23/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA