Aleksandër Vuçiç reagoi pas vendimit të Vladimir Putini për të njohur si të pavarura dy rajonet separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës, duke thënë se tani, presionet mbi Beogradin do të jenë më të mëdha se kurrë.

“Gjithçka që po ndodh tani, është duke ndryshuar rrënjësisht rendin botëror”, u shpreh ai për mediat vendase. Për Vuçiçin, strukturat botërore, politike dhe ato të sigurisë, janë drejt shembjes, dhe në këtë pikë, vështirë të parashikohen veprimet që dikush mund të bëjë.

“Jam i shqetësuar. Pozicioni ynë nuk është i lehtë. Presioni politik ndaj Serbisë për shkak të vendimit të Putinit do të rritet. Vetëm ajo që unë kam përjetuar këto tre ditët e fundit, mund ti konfirmojë fjalët e mia. Serbia përballet me një situatë aspak të lehtë”, tha Vuçiç. Ai shtoi më tej se si

“Komandant Suprem ka urdhëruar ushtrinë të vihet në gatishmëri të lartë. “Ne vazhdojmë të bëjmë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit. Angazhimi ynë për paqen duhet të jetë i fortë dhe i fortë”, u shpreh kreu i shtetit serb, sipas të cilit ekziston frika se e gjithë kjo do të shtrihet dhe në pjesë të tjera të Europës e botës, duke përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor.

“E njoh mirë Putinin, e jam një nga të paktët që mund të thonë se çfarë drejtimi do të merrte e gjithë kjo pa ndikimin tonë”, nënvizoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA