“Nuk e mohoj që i njoh Zoton e Mërtirin”/ Gjiknuri-Tabakut: Vëllain tënd e kam komshi, çfarë duhet të themi?

22/02/2022 18:40

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve duke thënë se i njeh Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin,. Për këtë të fundit tha se e njeh si fytyrë ndërsa për Zoton u shpreh se e ka takuar disa herë.

Teksa po shpjegonte udhëtimet e tij, Gjiknuri iu drejtua Tabakut duke i thënë se “vëllain e saj e ka komshi”, në mënyrë që të shpjegonte se ka njohje me shumë njerëz. Ndër të tjera, theksoi se nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me Zoton apo Mërtirin.

Gjiknuri: Në lidhje me shtetasit që përmendët, zonjën Gugallja nuk e njoh. Zotin Mërtiri e njoh si fytyrë. Zotin Zoto e kam takuar disa herë, në cilësinë e ministrit kur kam vizituar impiantin e Elbasanit në vitin 2017 dhe e kam takuar dhe njëherë tjetër në zyrë në lidhje me një investim që ka patur për një fabrikë qelqi, që nuk e di ç’a u bë me të. Më ka qëlluar të punojë me të në vitin 2001 në Ministrinë e Mbrojtjes, ku unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe ai ka qenë koordinator në zyrën e ministrit të atëhershëm, por dua të shpjegoj se janë njohje krejt rrethanore dhe jo të afërta.

Gjatë punës time, kam pasur mundësinë të njoh shumë biznesmenë. Kam nxjerr nga sistemi TIMS të gjitha udhëtimet kur isha ministër. Në fund të fundit, e kuptoj politikën por duhet të kuptojmë një gjë, është deklaruar sikur kam udhëtuar privat me zotërinjtë, nuk kam asnjë udhëtim privat dhe me charter. Nuk e mohoj që i njoh edhe në politikë i kam njohur pjesën më të madhe. Dhe me vëllain tënd e kam komshi, e kam në një pallat, çfarë duhet të themi. Nuk kam kryer asnjë udhëtim privat, kam bërë vizita zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA