Nëna e Rita Orës, Vera jep në shqip mesazhin e rëndësishëm nën tingujt e çiftelisë

22/02/2022 13:59

Nëna e Rita Orës, Vera ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm në rrjetet sociale.

Ajo nuk ngurron që të reklamojë edhe kulturën e traditat shqiptare.

Së fundmi, Vera Ora ka ndarë me ndjekësit një video me çifteli, teksa ka dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për shëndetin mendor.

Vera është kujdesur që gjithë mesazhi të jetë në shqip dhe thekson që shëndetin mendor mos të anashkalohet.

“Shokë dhe shoqe kudo që jeni, ejani së bashku të përparojmë, shëndetin mendor mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë”, kanë qenë fjalët e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

Top Channel