Lidhjet e Princit britanik Andrew me Libinë, diamantet dhe modelet e Gadafit (fotot)

22/02/2022 15:34

Princi britanik Andrew zbulohet së fundmi nga mediat se ka pasur tre takime me diktatorin libian kolonel Gaddafi dhe një miqësi të thellë me një trafikant të njohur ndërkombëtar armësh.

Lidhjet e të birit të mbretëreshës së Anglisë me regjimin e Gaddafit janë vënë nën analizë më të thellë pas skandalit të fundit seksual dhe misterit që rrethon të ardhurat e tij.

E përditshmja britanike “The Sun” përmend ekspertin vendas të financave David Mcclure që thotë se pasuria private e Andrew mbetet e veshur në mister pas ngritjes së pikëpyetjeve të shumta mbi stilin e tij ekstravagant të jetesës.

Lidhjet e Andrew  me Libinë datojnë prej 20 vjetësh, që kur ai vizitoi një panair armatimesh armatimesh në Jordani me zëdhënësin e tij Robert Olney.

Në vitin 2005, Andrew u prezantua me trafikantin e njohur libian të armëve Tarek Kaituni, dikur i martuar me supermodelen holandeze Lisa van Goinga.

Terek Kaituni me modelen Lisa van Goinga

Kaituni, i cili ka gjithashtu qytetari amerikane më vonë do të mburrej me influencën e tij ndaj Princit dhe organizoi takiemt e tij me udhëheqësin libian Muammar Gaddafi.

Kaituni kaloi disa vjet në një burg të Parisit për trafik armësh para se të lirohej  nga një dënim i pezulluar dhe një gjobë 10,000 Euro.

Por asnjë nga këto nuk duket se bezdisi princin Andrew, shkruan Thë SUN, i cili shijoi disa ditë pushime me Kaituni në Tunizi në nëntor 2008, pak para se të vizitonte kolonelin Gaddafi në Tripoli.

Para se Andrew të humbiste rolin e tij në zinxhirin tregtar, Kaituni ishte ftuar në ditëlindjen e Princeshës britanike Beatrice në gusht 2009, ku i dhuroi asaj një varëse diamanti me vlerë më shumë se $25 000.

Andrew, Kaituni ishte ftuar në ditëlindjen e Princeshës britanike Beatrice në gusht 2009

Lidhjet e princit Andrew me Libinë shkojnë më tej teksa në korrik 2007 ai mori pjesë në një festë të organizuar nga një biznesmen libian në rezortin e Saint Tropez, ku u fotografua duke kërcyer me aristokraten amerikane Chris Von Aspen.

Një vit më vonë në korrik 2008, ai shihet duke kërcyer me modelen libiane Nadia Boejna në një tjetër festë në Saint Tropez, kësaj here të organizuar nga manjati francez Claude Ott.

Në verën e 2008, Andrew arriti takimin e tij me diktatorin libian, i ftuar nga dhëndri i tij tunizian Sakher El Materi.

Materi ishte i afërt me presidentin tunizian Zine Ben Ali, i cili u përmbys me një grusht shteti në 2011.

Materi u largua nga Tunizia drejt Seychelles pas revolucionit dhe më vonë u dënua për korrupsion në mungesë.

Në qershor 2011 ai dhe gruaja Leila u dënuan me 35 vjet burg për përvetësim dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore.

Një zëdhënës i pallatit mbretëror britanik  Buckingham Palace tha asokohe: “[Andrew] është takuar zyrtarisht me Gaddafi vetëm një herë, por ka pasur shumë raste të tjera private pasi detyra e princit është të marrëdhënie serioze me individë kyçë”.

“Kjo është gjithmonë në përmirësim të interesave britanike për llogari të Zyrës së Jashtme dhe të Commonwealth, për llogari të kompanive britanike.”

Djali i Gaddafit është pritur në pallatin mbretëror, edhe pse pas rëzimit të udhëheqësit në 2011 është përballur me akuza për krime kundër njerëzimit.

FOTO GALERI
1/5
Kaituni mburrej me influencën e tij ndaj Princit

Top Channel