Fushata e PD në Lushnjë/ Kandidati Indrit Sefa: Nuk bëj dallime politike nëse fitoj

21/02/2022 15:22

Kandidati i Partisë Demokratike për Lushnjën  Indrit Sefa ka  nisur një fushatë derë më derë për t’i kërkuar qytetarëve votën për drejtimin e Bashkisë.

“Kam ardhur t’ju kërkoj votën. PS ka 15 vjet që qeveris Lushnjën dhe e ka lënë në këtë gjendje,  e kane lënë në mëshirë të fatit vendin, ne do bëjmë ndryshimin”, tha Sefa.

Kandidati  demokrat  kërkon besimin për 1 vit, ndërsa zotohet se nuk do të bëjë dallime partiake nëse fiton zgjedhjet.

“Detyra ta vejmë bashkinë në punë, unë kërkoj mandat 1 vjeçar . Do kem dyert e hapura për të gjithë, nuk do diferencoj qytetarët”, theksoi ai.

Kandidati Indrit  Sefa  ka sfiduar dy rivalët e tij duke i ftuar në debat publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA