26/12 18:19
Modelja Beniada Nishani njëkohësisht edhe finaliste e Big Brother VIP ka treguar nëse do të jetojë në Shqipëri apo jo me mbylljen e Big Brother VIP.
Ajo shprehet se nëse projektet e planifikuara shkojnë siç duhet do të jetojë në Shqipëri.
“Shumë e lumtur të them që nëse gjërat shkojnë siç kam menduar, me projektet që më kanë ofruar n dua të jetoj në Shqipëri”, shkruan Beniada.
Në një postim tjetër ajo këshillon se të gjithë duhet t’i japim kurajë dhe t’i besojmë vetes sonë, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët.
Kujtojmë se Beniada u kthye në një fenomen gjatë qëndrimit për katër muaj në Big brother VIP, me karakterin dhe mënyrën e të folurit shqip.
Top Channel