Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare 21/12 00:57
524 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa 2.600 ndërtesa janë dëmtuar në Poloni për shkak të stuhisë “Eunice.
Në qendrën e thirrjeve emergjente në vend ka pasur denoncime të shumta dhe strukturat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në 23.500 raste.
67 udhëtime ndërqytetase janë anuluar për shkak të stuhisë.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, për shkak të stuhisë “Eunice” e cila ka vendosur nën ndikimin e saj shumë vende të Evropës ka paralajmëruar që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.
Stuhia më 17 shkurt shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosjen e katër të tjerëve në Poloni.
Top Channel