Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Albi dhe Alesja kanë vendosur t’i japin fund njohjes së tyre.
Alesja tha se familja e saj ishte interesuar për Albin dhe kishte mësuar diçka për të kaluarën e tij, ndaj donte t’i jepte fund njohjes pasi thotë se nuk është treguar i sinqertë me të.
Gjithçka e bënë të qartë me njëri-tjetrin në përballjen në Për’puthen Prime.
Albi: Të thashë që e di shumë mirë që nëse jam në këtë program jam për ty dhe mora një ironi vetëm “Faleminderit për informacionin”.
Alesja: Sepse nuk dua të më përmendin gjërat. Ti do që të flasim nga ana ime dhe nga ana jote asgjë.
Albi: Çfarë ke pritur që të është dukur asgjë?
Alesja: Kam pritur shumë gjëra. Kam pritur të të njihja ty. Të kam njohur por jo në të gjitha gjërat. Je shumë djalë i mirë, por mungon diçka. Kur e kemi filluar rrugën bashkë, jam treguar shumë e sinqertë me ty, të jam hapur dhe kam treguar cdo gjë time. Nuk kam bërë gabim, e kam ndjerë që të të tregoja gjërat e mia, ndjesitë e mia që të më njihje se si unë jam. Nga ana jote kjo gjë nuk ka qenë. Kemi pasur një njohje shumë të bukur, kimia e ndjesitë, normalisht na shohin dhe familjarët. Familja ime është interesuar dhe ka dëgjuar fjalët më të mira por dhe diçka që nuk jam e informuar, për të kaluarën tënde, për sfidat që ke pasur në jetë. Nuk ke dashur që t’i ndash këto gjëra me mua.
Albi: Të njiheshim ne pastaj të interesohej familja. Pse nuk erdhe të më pyesje mua?
Alesja: Kam marrë kohën time dhe ti ke pasur kohë të mjaftueshme të ma tregoje nga fillimi i njohjes.
Albi: Çfarë paska e kaluara ime që të ka shokuar?
Alesja: Unë mund të pranoj çdo gjë, por mungesa e sinqeritetit…
Albi: Nuk të dëgjoj se kjo që po bën është shumë e shëmtuar. Të kapesh tek e kaluara është e shëmtuar. Gjëja që më dhemb në këtë bisedë është se ke dëgjuar diçka për mua dhe nuk më ke çuar një mesazh se si je. Ti Albit i ke rënë me shkelm.
Alesja: Familja më ka thënë që nëse një person nuk tregohet i sinqertë dhe nuk ndan brengat e jetës me ty, hiq dorë dhe nga kjo gjë, je i lirë të shkosh.
Albi: Shpresoj të ndihesh më mirë e të marrësh frymë më lirisht. Thuaj familjes megjithë respektin që kam, që ai person të shprehet, duhet të jetë tjetri i sinqertë.
Top Channel