Fifi vjen me surpriza në këtë finale të madhe të “Big Brother VIP”

18/02/2022 20:16

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur, Fifi sapo ka publikuar këngën e saj më të re.

Një surprizë e madhe erdhi për fansat në këtë ditë. Artistja e famshme tashmë ish-konkurrente e BBV është rikthyer me një bashkëpunim me ish-banorët e tjerë të shtëpisë.

Kënga “Hana” është shkruar nga vetë artistja, ndërsa bashkëpunëtor janë DJ PM dhe DJ Dagz.

Me një realizim të përkryer, kjo këngë pritet të thyejë rekorde.

 

Kujtojmë që moderatorja Arbana Osmani tregoi disa ditë më parë, që Fifi do të performojë në mbrëmjen finale të “Big Brother VIP”.

Nata e sotme do të jetë plot surpriza duke pritur kështu edhe performancën e Fifit ,Dj PM dhe Dj Dagz.

Top Channel